Afrika e Jugut ka mposhtur Marokun me rezultat të pastër 2-0 duke u kualifikuar kështu në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Afrika e Jugut shfaqi forcën e tyre që në start duke rrezikuar me anë të Teboho Mokoena (17’) i cili ishe shumë afër golit.
Maroku në anën tjetër shënoi gol me anë të Nouassir Mazraoui (33’) por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë ishte ajo që garantoi golat, aty ku Afrika e Jugut arriti që të shënojë dy herë ndërsa Maroku humbi një penallti.
Evidence Makgopa (57’) shënoi për t’i dhënë avantazhin Afrikës së Jugut për 1-0 duke e lënë pa gjasa portierin mysafir.
Goal for South Africa against the number one African team!!! 💥💥💥
Evidence Makgopa gives Bafana Bafana a 1-0 lead against Morocco! 🇿🇦🇿🇦🇿🇦 #AFCON2023 pic.twitter.com/gedELl0LQ7
— Kamogelo Lukas Motecwane (@KamoMotecwane) January 30, 2024
Po zhvillohej mintua e 82-të kur Maroku fitoi penallti pas një prekje të topit me dorë nga lojtari kundërshtar.
Achraf Hakimi (85’) nuk ishte i saktë nga pika e bardhë duke goditur traversën dhe duke humbur mundësinë për të barazuar shifrat.
Achraf Hakimi had the chance to make it 1-1 but did this instead…
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) January 30, 2024
Për ta mbyllur përfundimisht dilemën e fituesit u përkujdes Teboho Mokoena (93’) i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë.
🇿🇦 Teboho Mokoena just scored this GOLAZO & that’s game over for Morocco 🇲🇦 pic.twitter.com/1xLEaNM5KJ
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) January 30, 2024
Deri në fund Afrika e Jugut e menaxhoi mirë epërsinë e krijuar dhe kështu u kualifikuan në raundin e ardhshëm, aty ku për kundërshtar do ta kenë Cape Verden./Telegrafi/