Afërsia dhe interneti duket që megjithatë nuk shkojnë bashkë. Veronica M. Scott terapiste familjare dhe kolegët e saj nga University of Central Florida, kanë konstatuar se, personat të cilët i afrohen njëri-tjetri drejtpërsëdrejti (në jetë të vërtetë) kanë dukshëm më shumë sukses në fushën e dashurisë dhe afërsisë, sesa çiftet të cilat “kalojnë” përmes internetit.
Pos kësaj njerëzit të cilët mbështeten në komunikim nëpërmes teknologjisë kanë rezultate të dobëta, sa i përket afërsisë, në të gjitha marrëdhëniet ndër-njerëzore.
Të kesh monitor, e jo fytyrë të njeriut para vetes, mund të zbus merakun, andaj disave iu duket mënyrë më tërheqëse e njohjes me persona të ri, mirëpo personat të cilët luftojnë me të gjitha fazat e afrimit me të tjerët, zhvillojnë aftësi për të marrë dhe mbajtur afërsinë.