Site icon Telegrafi

Afërdita Mulhaxha përmbyll karrierën si gjyqtare në Gjykaten Themelore në Pejë

Gjykata Themelore e Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Pas një kontributi shumëvjeçar në sistemin e drejtësisë, gjyqtarja Afërdita Mulhaxha ka arritur moshën e pensionimit.

Në një ceremoni të organizuar nga Gjykata Themelore e Pejës, kryetari i saj, Armend Berisha, i ndau një mirënjohje në shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e saj gjatë viteve.

Në këtë ngjarje, kolegët dhe stafi administrativ i shprehën falënderime për profesionalizmin e treguar, duke i uruar pensionim të mbarë./Telegrafi/

Exit mobile version