Site icon Telegrafi

Aferat në zyre japin rezultate më të mira të punës

Shkencëtarët dhe seksologët kanë zbuluar se nxitja e cila vjen nga aventura e dashurisë, ngrit nivelin e energjisë, dhe për këtë, përmirëson efektshmërinë dhe aftësinë e punës.

Anketa është kryer me një numër më të madh të respondentëve, ndërsa një nga pesë prej tyre i kanë pranuar seksologes italiane, Serenella Salomoni, se kanë pasur aferë në punë.

“Kemi zbuluar se njerëzit të cilët mbajnë ndonjë lloj romance, avanturë dashurie në zyre janë më të lumtur, kanë më shumë energji dhe janë më produktiv”, ka thënë Salomoni.

Pothuajse dyfish më shumë gra sesa meshkuj, kanë pranuar romancat e tyre në zyre, derisa një nga tre persona kanë pranuar se kanë lidhje me personin që është në pozitë më të lartë, dhe atë për shkak të karrierës personale!

Exit mobile version