Telegrafi

Afër 1 miliard telefona mund të hakohen me vetëm një tekst

Lëshimi në siguri, i njohur me nofkën “Stage Fright”, është një nga pikat më të dobëta të sigurisë së Andriodit që është zbuluar deri më sot. Ai prek versionet e Androidit nga 2.2 e më lartë, transmeton Koha.net.

Nëse hakeri e posedon numrin tuaj të telefonit, e gjitha çka duhet të bëjë është të ju dërgoj një mesazh me përmbajtjen e aplikacionit keqdashës “Stagefright” dhe mund të ju marrë të gjitha të dhënat tuaja që i posedoni në telefon.

“Këto dobësi janë jashtëzakonisht të rrezikshme, sepse nuk kërkojnë që viktima të ndërmerr ndonjë veprim që hakeri t’i shfrytëzojë të dhënat tuaja, ndryshe nga rastet e tjera kur ju duhet të hapni nja skedarë PDF, ose një lidhje zëri të dërguar nga sulmuesi. Kjo është dobësi aq e madhe sa që edhe kur jeni duke fjetur, të dhënat tuaja mund të merren pa e pasur idenë ju çfarë po ndodh”, ka thënë Joshua Drake, zëvendëspresident në kompaninë “Zimperium zLabs”, për “Forbes”.