Site icon Telegrafi

AESA sjell momente nga turneu më i madh i CS:GO – PGL Antwerp Major 2022

Para një jave përfundoi turneu më i madh i CS:GO, PGL Antwerp Major, ku morën pjesë ekipet më të mira të botës, në garën për një grup çmimesh prej një milion dollarë.

Ne këtë turne madhor, pjesëmarrës ishte edhe ekipi shqiptar, Bad News Eagles, të cilët patën arritje historike duke u futur në 16 të ekipeve më të mira në turneun PGL Antwerp Major.

Organizata shqiptare e eSports, AESA, në krye me presidentin e tyre, Sokol Nenaj, kanë siguruar pamje dhe momente të cilat nuk i keni parë akoma gjatë turneut PGL Antwerp Major, i cili u mbajt në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Biseda me lojtarët e ekipit FaZe, Twistzz dhe rain, pas triumfit të tyre në finale, gjithashtu biseda me lojtarin më të mirë të botës s1mple, dhe me lojtarët e ekipit Bad News Eagle e më shumë pamje tjera do ti gjeni në videon e realizuar nga AESA.

Fitues i këtij turneu doli ekipi i FaZe, të cilët mposhtën në finale ekipin Na’Vi. /Telegrafi/

Exit mobile version