Telegrafi

Aeroplani ushtarak rrëzohet mbi një shtëpi, në këtë fatkeqësi në Bolivi humbi jetën një person dhe dy tjerë u lënduan

Një aeroplan luftarak JL-8 i forcave ajrore të Bolivisë, është rrëzuar mbi një shtëpi në provincën Chapare.

Si rezultat i kësaj ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Viktima si dhe të lënduarit jetonin në shtëpinë mbi të cilën përfundoi fluturakja.

Piloti para se të rrëzohej aeroplani kishte arritur të katapultohet dhe të zbret sigurt në tokë. /Telegrafi/