Telegrafi

Aeroplani ‘përplaset’ për çatinë e një aeroporti në Indonezi – aksidenti ndodhi gjatë ngritjes, pamjet tregojnë pasojat

Një video që ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale duke treguar pasojat e një incidenti që rezultoi në dëmtimin e një ndërtese aeroporti në Papua Jugore, Indonezi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një hetim është nisur për atë që shkoi keq pasi një aeroplan i Indonezisë dëmtoi çatinë e ndërtesës ndërsa po përpiqej të ngrihej.

Ndërtesa dukej se ishte pjesë e terminalit.

Incidenti ndodhi në aeroportin Mopah Merauke të enjten sipas një raporti të gazetës indoneziane Republika.

Gjatë ngritjes, krahu i aeroplanit goditi ndërtesën, duke shkaktuar dëme në çati si dhe në aeroplan.

Nuk është e qartë nëse dikush është lënduar në aksident.

Menaxheri Strategjik i Komunikimeve të Korporatës në Lion Air, Danang Mandala Prihantoro, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me incidentin dhe tha se një hetim ka filluar. /Telegrafi/