Aeroplani i aviokompanisë kolumbiane “Avianca” që po udhëtonte drejt Orlandos në Florida, për pak sa nuk është rrëzuar mbi Bogota për shkak të përplasjes me një balonë me ajër të nxehtë, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk dihet nëse balona që shërben për të ngritur në ajër mjetet piroteknike, ka “qenë i armatosur” me materie shpërthyese, por gjatë përplasjes aeroplani është mbuluar me disa copëza të plastikës.
Një lloj shiriti ishte mbështjell rreth “bishtit” të aeroplanit dhe ishte futur më pas në motor, kështu piloti i aeroplanit të tipit “Airbus A320” ka bërë ulje emergjente.
Për fat të mirë ekuipazhi dhe të tjerët kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, ndërsa aeroplani ka pësuar një sërë dëmtimesh. E pak para këtij incidenti, forcat ajrore kolumbiane kishin paralajmëruar për rrezikun që mund të vie nga fishekzjarrët dhe balonat në afërsi të aeroportit. /Telegrafi/
Avíanca plane impacted by fireworks makes landing in Bogota #avgeek #NewYear pic.twitter.com/gQ0jF1d7T9
— Houston Air Watch 🚁🛰️ (@houstonairw) January 1, 2021