Transmetuesi publik japonez NHK ka njoftuar duke u thirrur në mediat lokale se aeroplani i aviokompanisë “Japan Airlines” është përfshirë nga zjarri derisa po ateronte në aeroportin Haned të Tokios.
Siq raporton BBC, aeroplani dyshohet të jetë përplasur me një aeroplan tjetër sapo preku në pistë, transmeton Telegrafi.
NHK gjithashtu njoftoi se zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën të lokalizojnë zjarrin në fluturaken me numër JAL 516 që kishte udhëtuar nga Hokaido.
Sky News ka cituar aviokompaninë Japan Airlines se janë evakuuar 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që gjendeshin në fluturaken që është përplasur me një fluturake tjetër të Rojës Bregdetare të Japonisë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaq fluturaken e përfshirë plotësisht nga zjarri si dhe zjarrfikësit që po tentojnë të parandalojnë përhapjen e zjarrit. /Telegrafi/
Horrific video of Japan Airlines plane in flames on runway at Tokyo's Haneda Airport. Preliminary reports from Tokyo media indicate that it collided with another plane pic.twitter.com/MkQfLoNx0s
— Kenya West (@KinyanBoy) January 2, 2024