Telegrafi

Aeroplani i pasagjerëve shkaktoi kaos pasi filloi të lëvizte vetvetiu në pistë teksa erërat me shpejtësi 160 km/h goditën edhe aeroportin argjentinas

Ky është momenti kur një aeroplan pasagjerësh u vu në lëvizje nga erërat me shpejtësi 160 km/h në një aeroport argjentinas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalëpër një aeroplan Boeing 737-700 filloi të lëvizte nëpër pistë drejt shkallëve të përdorura nga pasagjerët për të hipur përpara se të përplasej me të, duke bërë që ato të rrëzohen në tokë.

Lexo po ashtu Katërmbëdhjetë të vdekur në Argjentinë pasi stuhia sjell erëra me shpejtësi 150 km/h

Si pasojë, aeroplani pësoi dëmtime dhe fluturimi i radhës i planifikuar të dielën në mëngjes u anulua ndërsa u ndal për riparime.

Autoritetet kanë raportuar se për shkak të stuhisë së fortë që preku kryesisht funksionimin e Aeroparque, deri më tani janë anuluar 100 fluturime dhe po aq kanë pësuar vonesa dhe riplanifikime.

Ndryshe një stuhi e fortë që goditi Argjentinën gjatë fundjavës vrau të paktën 16 persona në vend dhe në Uruguain fqinj. /Telegrafi/