Një video e publikuar në mediat sociale tregon momentin e frikshëm që motori i një aeroplani, IndiGo mori flakë teksa po përpiqej të ngrihej nga aeroporti i New Delhi të Indisë.
Aeroplani me pasagjerë – i cili që atëherë ka aterruar në tokë – ishte duke ecur me shpejtësi përgjatë pistës kur flakët dhe shkëndija portokalli shpërthyen.
Sipas AFP, pasagjerët dëgjuan gjithashtu një zhurmë të fortë, shkruan nypost.
Një nga pasagjerët që udhëtonte për në Bengaluru, Priyanka Kumar, publikoi një video të incidentit në Twitter, ku tregohej se zjarri fiket brenda pak çastesh.
“Indigo 6E 2131 Eksperiencë e frikshme në pistën e Delhi!” ka postuar ajo në Twitter. Kjo duhej të ishte një video ngritjeje, por kjo ndodhi”, shkruan ai.
Në përgjigje të postimit në Twitter, linja ajrore tha se i vjen keq për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve.
Policia indiane tha se të gjithë 184 personat në aeroplanin Airbus A-320 janë të sigurt. AFP raportoi se do të kryhej një hetim i detajuar. /Telegrafi/