Një stërvitje ushtarake në Kinë nuk shkoi edhe ashtu siç ishte planifikuar gjatë javës së kaluar, kur një aeroplan luftarak u përplas në tokë dhe shpërtheu.
Pamjet amatore shfaqin momentin kur aeroplani Shenyang J-15 fillon të bie pingul në tokë, në një zonë të banuar në jug të Hainan në afërsi të Hong Kongut, transmeton Telegrafi.
Fluturakja bie në një zonë të banuar, kurse në prapa vijë dëgjohet shpërthimi dhe zjarri që ngritet në qiell.
E piloti me gjasë është katapultuar me kohë, pasi shihet duke zbritur me parashutë jo shumë larg vendit ku ka ndodhur rrëzimi.
Ushtria kineze ka njoftuar se nga rrëzimi i aeroplanit nuk është lënduar askush – kurse pamjet amatore janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/