Telegrafi

“Aeroplani luftarak i gjeneratës së pestë fluturon”, iraniani publikon video të rrejshme – në derë i troket shërbimi sekret

Një entuziast i forcave ajrore iraniane përfundoi duke u marrë në pyetje nga policia, e më pas i trokitën në derë edhe ushtria e shërbimi sekret – pasi publikoi një video të një aeroplani luftarak të gjeneratës së pestë “Qaher 313” duke fluturuar, ku më vonë u konstatua se nuk kishte asgjë të vërtetë në tërë këtë.

Në video që akoma qarkullon nëpër rrjete sociale, shihet “Qaher 313” kinse duke fluturuar. E dyshimi lindi në fund të videos ku shihet një copë letër pranë kamerës të cilën e tërheq xhiruesi, transmeton Telegrafi.

Videoja fillimisht u shfaq në Instagram, e më pas kjo video të fluturimit të pretenduar të parë të aeroplanit iranian luftarak të gjeneratës së pestë për të cilin flitet nga vitit 2013, u bë viral nëpër rrjete sociale.

https://twitter.com/NasserAlsaadiQA/status/1454371421925298176?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1454371421925298176%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3800183%2Firanski-lovac-pete-generacije-poleteo-al-zamalo-iranac-objavio-lazni-snimak-a-onda-su-mu-zakucali-bezbednjaci-video

E pasi që e kuptoi se çfarë kishte bërë, autori i videos tha se është e rreme, mirëpo pa kaluar shumë minuta në derë i trokitën nga shërbimi sekret për ta marrë në pyetje.

Kjo sigurisht se do t’i shërbej si leksion që herëve tjera me gjëra të tilla të mos tallet, e mediat iraniane raportojnë se ai pas intervistimit është liruar me një qortim të ashpër. /Telegrafi/

https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/1455188965422780420?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1455188965422780420%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3800183%2Firanski-lovac-pete-generacije-poleteo-al-zamalo-iranac-objavio-lazni-snimak-a-onda-su-mu-zakucali-bezbednjaci-video