Site icon Telegrafi

Aeroplani i Forcave Ajrore të Bangladeshit përplaset, humb jetën njëri pilot e tjetri në gjendje kritike – pamje nga momenti i rrëzimit

Forcat Ajrore të Bangladeshit kanë njoftuar se një pilot ka humbur jetën dhe tjetri është në gjendje kritike, pasi aeroplani me të cilin po stërviteshin u përplas në juglindje të Chattogram.

Sipas tyre bëhej fjalë për një defekt teknik që çoi në përplasjen e aeroplanit Yak-130 në lumin Karnaphuli, që ishte në pronësi të Forcave Ajrore, transmeton Telegrafi.

Lideri i skuadriljes Asim Jawad, ka ndërruar jetë gjatë një ndërhyrje kirurgjikale ka njoftuar policia e atjeshme.

Gjatë fluturimit, aeroplani ishte përplasur në Patenga një rajon pranë bregut të Bengalit. Ishte përfshirë nga zjarri në ajër dhe më pas ishte rrëzuar

Megjithatë pamjet amatore japin një pasqyrë tjetër që asaj se çfarë deklaruan nga Forcat Ajrore të Bangladeshit.

Në të shihet momenti kur fluturakja përplaset në pistë dhe më pas ngjitet sërish në ajër, dhe duket se gjatë fluturimit piloti humb kontrollin mbi fluturaken e cila përfshihet nga zjarri dhe përplaset.

Pilotët katapultohen por ishte fuqia e shpërthimit që u shkaktoi plagë të rënda dyshes, ku si pasojë njëri humbi jetën dhe tjetri është në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version