Telegrafi

Aeroplani i ekipit të femrave të Arsenalit u përfshi nga flakët derisa po ktheheshin nga ndeshja e Ligës së Kampionëve

Një aeroplan që transportonte skuadrën e femrave të Arsenalit nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve me Wolfsburgun ishte përfshirë nga flakët në pistë të dielën në mbrëmje.

Incidenti ndodhi në aeroportin Braunschweig Wolfsburg pasi një zog u fut në motor pak para se të nisej, duke shkaktuar një zhurmë të fortë.

Flakët filluan të dilnin menjëherë nga motori i majtë i Boeing 737 dhe pilotët në bord evakuuan shpejt pasagjerët, përfshirë skuadrën e parë të Arsenalit, në një vend të sigurt.

Arsenali ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se ata u kthyen në shtëpi të sigurt këtë mëngjes.

Në deklaratë thuhej: “Aeroplani ynë kishte një problem teknik përpara se të nisej në Gjermani të dielën në mbrëmje”.

“Si rezultat, ne mbetëm në Wolfsburg gjatë natës të dielën përpara se të fluturonim për në Angli të hënën pasdite. Ne dëshirojmë të falënderojmë stafin në bord dhe në terren në aeroport për ndihmën e tyre”.

Ekipi përdori një linjë ajrore malteze për të fluturuar për në Gjermani të shtunën dhe do të kthehej me të njëjtën linjë ajrore mbrëmjen e ardhshme.

Megjithatë, pasi motori mori flakë, ata u detyruan të kalonin në një linjë ajrore zëvendësuese për t’u kthyer në Angli të hënën në mëngjes.

Pas kthimit të tyre nga Gjermania, Arsenali tani mund të presë me padurim përpjekjen për të vulosur vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti, derisa barazoi2-2 në ndeshjen e parë të së dielës. /Telegrafi/