Në Korenë e Jugut janë lënduar 15 persona, dy prej të cilëve rëndë, pasi aeroplanët aksidentalisht hodhën tetë bomba në një distrikt civilë gjatë një stërvitje ushtarake.
Në incident janë përfshirë fluturaket KF-16 në qytetin e Pocheon, në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut, transmeton Telegrafi.
Forcat Ajrore të Koresë së Jugut njoftuan se po hetojnë incidentin dhe kanë kërkuar falje për dëmet, duke shtuar se do të kompensojë të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje.
Derisa predhat gjatë stërvitjeve bien nganjëherë në afërsi të vendbanimeve civile – ato rrallë herë shkaktojnë dëme.
Një 60-vjeçar i cili po ngiste veturën kur ndodhi shpërthimi, thotë se disa copëza të raketave e goditën në qafë.
“Ishte në veturë kur dëgjova një shpërthim të fuqishëm, kur u zgjova e pashë veten në autoambulancë”, shtoi burri. /Telegrafi/