Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë bombarduat ndërtesat që i përdor Hezbollahu në jug të Libanit – përkatësisht në Maroun al-Ras dhe Ayta ash-Shab.
IDF-ja izraelite gjithashtu ka njoftuar se ka interceptuar raketat e lansuar nga një dronë që është futur në hapësirën ajrore izraelite nga Libani – duke detyruar autoritetet të aktivizojnë sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme.
Ushtria e Izraelit nuk specifikoi nuk tregoi nëse ato janë rrëzuar, pavarësisht se njoftuan se nuk ka të lënduar nga këto raketa, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, raketa tjera janë shkrepur nga Libani në drejtim të kufirit më Izraelin – duke mos arritur gjithashtu të shkaktojnë dëme apo të ketë të lënduar.
Pamjet e publikuara më poshtë nga IDF-ja, shfaq momentin kur raketa e aeroplanëve izraelitë godasin objektet që dyshohet se i përdor Hezbollahu për të kryer sulme mbi Izraelin. /Telegrafi/
Israeli fighter jets struck buildings used by Hezbollah in southern Lebanon’s Maroun al-Ras and Ayta ash-Shab a short while ago, the IDF says.
The IDF also says that an interceptor missile was fired at a suspected drone that entered Israeli airspace from Lebanon earlier this… pic.twitter.com/poTtLpOrhm
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) August 16, 2024