Një fotografi e një aeroplani pothuajse plotësisht të zbrazët që u ngrit nga Kabuli po përhapet përsëri në rrjetet sociale.
Fotografia u publikua nga gazetari i CNN Alexander Markardt, i cili shpjegoi në një postim në Twitter se ishte një nga tre fluturimet charter të paguara nga George dhe Maria Abi-Habib, bashkëthemelues të kompanisë Sayara International, të vendosura në Uashington.
Ajo kompani ka punuar në Afganistan për një kohë të gjatë. Sfondi i historisë për fluturimin bosh për Wall Street Journal u shpjegua nga George Abi-Habib.
Ai tha se pagoi për fluturimin charter me të cilin donte të transferonte afganët në Ugandë, por kishte probleme në aeroportin në Kabul.
Marinsat amerikanë që ruanin hyrjen në aeroport refuzuan të lironin afganët që kishin të drejtë të hipnin në aeroplan. Një grua nga Uganda duhej të zvarritej përmes një tubi kanalizimesh për të hyrë në aeroport, tha Abi-Habib për WSJ. /Telegrafi/
An almost empty charter evacuation flight out of Kabul. 1 of 3 planes organized by George and Maria @Abihabib to get 1,000 Afghans to Uganda. Many were blocked by the US and the Taliban and so the first plane, with 345 seats, only had 50 passengers. https://t.co/4IrUmxjFDP pic.twitter.com/DfUANnt9Pk
— Alex Marquardt (@MarquardtA) August 25, 2021