Telegrafi

Aerobi apo ngritje të peshave?

Shumë femra i shmangen sallës së peshave dhe përgjithësisht ushtrimeve me pesha nga frika e muskujve të mëdhenj “e të fryrë”, ndërkaq shumica e meshkujve i frikësohen aerobisë, sepse konsiderojnë se në aerobi “vetëm vallëzohet”.

E vërteta është krejtësisht ndryshe. Vetëm ngarkesa e madhe (numri i madh i ngritjes së peshave) dhe posaçërisht trajnimet e programuara, krahas trajnimit disavjeçar dhe me ushqim të posaçëm rrit masën e muskujve. Femrat këtë shumë më vështirë e arrijnë për shkak të sasisë së vogël të testosteroneve, i cili është hormon mashkullor që e ka funksionin e arritjes së maskulitetit.

Te të dy mënyrat e ushtrimeve, pos efektit estetik, nuk është për t’u nënçmuar edhe efekti shëndetësor. Ushtrimi i forcës dhe i fuqisë veprojnë në mënyrë preventive në dukurinë e osteoporozës, sepse, pos muskujve, forcohen edhe eshtrat, ndërkaq me ushtrimin në zonën e aerobisë pozitivisht veprojnë në sistemin e damarëve të zemrës dhe të frymëmarrjes, gjë që vepron në mënyrë preventive në shfaqjen e shumë sëmundjeve të kohës së sotme. /Telegrafi/