Ndeshja e tretë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në Grupin E ka vendosur AEK-un dhe Bayern Muncihun përballë njëri-tjetrit.
Ajaxi ia komplikoi pak gjërat Bayernit pas barazimit, por gjermanët tani dëshirojnë me çdo kusht fitoren.
Te bavarezët mungojnë treshja franceze Franck Ribery, Kingsley Coman dhe Corentin Tolisso.
AEK – Bayern Munich: Betting Preview #UCL https://t.co/gDGIsoWq5l pic.twitter.com/k3toeIprfz
— Betacademy (@Betacademy) October 23, 2018
Formacioni i mundshëm i AEK Athens (4-4-1-1): Barkas; Bakakis, Oikonomou, Lampropoulos, Hult; Bakasetas, Galanopoulos, Simoes, Mantalos; Klonaridis; Ponce.
Formacioni i mundshëm i Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Süle, Boateng, Alaba; Thiago Alcantara, Javi Martinez; Robben, James Rodriguez, Goretzka; Lewandowski.
Në Grupin E është Ajaxi në vendin e parë me katër pikë, aq sa Bayerni, kurse Benfica ka vetëm tre pikë, në fund AEK-u një pikë. /Telegrafi/