Adrion Pajaziti është vlerësuar nga Fulhami pas paraqitjeve fantastike edicionin e kaluar me ekipin e të rinjve.
Mesfushori i talentuar nga Kosova ka nënshkruar kontratë të re tre vjeçare me klubin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
19-vjeçari do të qëndrojë te londinezët deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai u paraqit 24 herë për skuadrën e U21 të Fulham sezonin e kaluar në qendër të mesfushës, duke shënuar dy gola dhe pesë asistime.
Reprezentuesi i Kosovës U21 ka debutuar edhe me ekipin e parë të Fulham në fitoren 2-0 ndaj Birmingham City edicionin e kaluar.
“Jam shumë i lumtur. Është mirë që kam nënshkruar dhe e ardhmja ime është e siguruar, tani duhet ta ul kokën dhe të punoj shumë”, deklaroi Pajaziti për faqen zyrtare të klubit anglez.
“Unë jam në Fulham që nga mosha 11 vjeçare, kështu që është e mrekullueshme të vazhdoj udhëtimin tim me këtë klub”.
“Kam pasur një para-sezon të mirë me ekipin e parë dhe tani jam në Divizionin e Parë me U21-shat”.
+3⃣!
Great to have you around for longer, Adrion! 🤝#FFC
— Fulham Football Club (@FulhamFC) August 19, 2022
“Dua të jem lojtari më i mirë që mundem në nivelin PL2 dhe më pas të shfrytëzoj çdo mundësi për ekipin e parë”, u shpreh Pajaziti.
Pajaziti është futbollist i rregullt i formacionit bazë te Kosova U21, derisa llogaritet si ndër talentet më të mëdhenj dhe e ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur. /Telegrafi/