Site icon Telegrafi

Adrien Silva debutoi me Leicesterin, por numri që barti në fanellë ka një kuptim të veçantë për portugezin

Adrien Silva ka debutuar me Leicester Cityn kundër Huddersfield Townit.

Futbollisti portugez pesë minuta para përfundimit të takimit, të cilin e fitoi Leicester me rezultat 3-0.

Por, ajo që bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare është numri i fanellës që lojtari ka bart në këtë ndeshje.

Në fakt, reprezentuesi portugez kishte në fanellë numrin 14 , megjithëse preferonte numrin 23, të cilën e ka Leonardo Ulloa.

Në shenjë të këtij kujtimi të hidhur, lojtari ka veshur fanellën me këtë numër gjatë ndeshjes së parë për Dhelprat.E gjithë kjo ka një kuptim pasi që dokumentet e transferimit të futbollistit ishin vonuar për 14 sekonda gjatë afatit kalimtar të verës.

Theksojmë se në Sporting ka veshur fanellën me numrin 23, të cilën e bart edhe në kombëtaren e Portugalisë. /Telegrafi/

Exit mobile version