Ky është momenti rrëqethës, kur një adoleshent rrëmben një vajzë të vogël që po lutej në xhami dhe më pas keqtrajtohet seksualisht prapa dyerve të mbyllura.
I dyshuari 19-vjeç, pasi u kap nga policia – ishte filmuar nga kamerat e sigurisë në xhaminë e Batang Kali në Selangor të Malajzisë, transmeton Telegrafi.
Në video i dyshuari shihet i veshur me të verdhë dhe i afrohet nga mbrapa vajzës që po lutej, derisa gratë tjera ishin të gjunjëzuara – ai kap vajzën e vogël që dukej se nuk kishte mbi 10 vjet.
Rrëmbyesi shihet më pas duke u larguar nga dera e pasme me vajzën që e mbante në kraharor. E në një video tjetër, sulmuesi tenton t’ia zhvesh pantallonat vajzës së vogël, e ajo mundohet të mbrohet duke qarë me zë të lartë.
Duke parë se po krijohej zhurmë, sulmuesi largohet me shpejtësi nga frika se mund të kapet. Viktima shihet duke i veshur pantallonat.
Drejtori i policisë Ahmad Faizal Tahrim, tha se të nesërmen se kanë identifikuar dhe arrestuar adoleshentin. /Telegrafi/