Site icon Telegrafi

Adoleshentët, që përdorin telefonat e mençur, bëjnë më shumë seks

Adoleshentët, që përmes telefonave kanë qasje në internet, dy herë më shumë kanë gjasa të takohen me dikë të cilin e kanë njoftuar "online" në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që nuk përdorin telefonat.

Hulumtimi më i fundit ka treguar se adoleshentët që përdorin "smortphone", kanë më shumë gjasa për seks, me siguri pasi që këtë ua lehtëson telefoni. Hulumtimi po ashtu vërteton se adoleshentët që kanë qasje në internet seksualisht janë më aktivë. Rreth 47% e tyre që kishin telefona të mençur’ thanë se seksualisht janë aktivë.

Sipas Erica Ross, nga Universiteti për punë shoqërore, telefonat ‘e mençur’ paraqesin mënyrën më të lehtë me të cilën adoleshentët ia organizojnë vetes takimet.
/Telegrafi/

 

Exit mobile version