Site icon Telegrafi

Adoleshentët përdorin zhargonin e ri për të fyer ata që janë ‘shumë të mirë’ me vajzat

Çfarë është një ‘Simp’ dhe pse të rinjtë po e përdorin në kuptimin më pak të mirë të tij

Shannon tregon se ishte mësuar që djali i saj të ngacmohej nga djem të tjerë në shkollë, por kur ai i tha se po e quanin “simp”, s’dinte ç’të mendonte sepse nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë.

Kuptimi i “simp”? Me pak fjalë, në thelb do të thotë që të sillesh mirë më vajzat, sepse i pëlqen ato, shkruan CNN.

“Prit pak, djali im po ngacmohet sepse po tregohet i mirë me vajzat?!”

Kohë e fundit, i biri i kishte treguar Shannon se një vajzë që pëlqente, ia kishte bërë të qartë se s’ishte e interesuar për atë. Kështu që ata kishin vazhduar të ishin miq.

“Ju bëni gjithë këto gjëra si prind që fëmija juaj të shkojë në rrugën e duhur, të sillet mirë me të gjithë dhe s’e mendoni kurrë se fëmija juaj do bëhet shënjestër e bullizuesve pikërisht për këtë”, shprehet Shannon.

Atëherë, çfarë është ekzaktësisht një “simp”?

Ndërsa shumë prindër mund të mos jenë të familjarizuar me fjalën “simp”, shanset janë që gjenerata Z ose adoleshentët e sotshëm ta kenë përmendur ose të paktën ta kenë dëgjuar termin, citon Anabel.

Përkufizimi kryesor i Urban Dictionary për një simp është “dikush që bën shumë për një person që i pëlqen”. Përkufizime të tjera në fjalorin e burimeve të grumbulluara në internet përfshijnë “një djalë që vë vajzat para shoqërisë” dhe “një djalë tepër i dëshpëruar për gratë, veçanërisht nëse ajo ka shprehur mosinteresim ndaj tij”.

Në TikTok përdoret për shumë meme dhe video me humor, por edhe në mënyrë fyese.

Connor Howlett, strateg dixhital, thotë se ka “edhe nuanca të burrërisë toksike sepse lidhet me shfaqjen e shumë emocioneve”.

Sido që të jetë, nëse në kuptimin thelbësor të tij do të thotë “të bësh shumë për njeriun që do”, ç’të keqe ka të jesh “simp”? /Telegrafi/

Exit mobile version