“Vajza ime është 14 vjeçe dhe ndjehem e gatshme të shpërngulem nga bisedat rreth edukimit seksual në atë rreth fillimit të lidhjeve seksuale. Mendoj dhe shpresoj se duhet të ketë studime të cilat e mbështesin idenë se mosha ideale për të filluar seksin është në vitet e fundit të adoleshencës apo në vitet e hershme të 20’tave”, shkruan Dr. Luisa Dillner për prestigjiozen “The Guardian”.
Ka shumë arsye se përse është mirë ta shtyni seksin deri kur zhvillimi i trurit është ‘barazuar’ me zhvillimin e gjenitaleve. Një studim britanik me 1,000 meshkuj dhe femra ka zbuluar se më shumë se gjysma e grave kanë thënë se është dashur të presin më gjatë para se të kryejnë seks për herë të parë. Ndërsa rreth 70 për qind e femrave të anketuara e kanë thënë të njëjtën gjë nëse veç kanë kryer seks para moshës 16 vjeçare. Mosha mesatare kur meshkujt kishin filluar seksin ka qenë 17 vjet, ndërsa femrat 16 vjet, transmeton Telegrafi.
Shumica e femrave kanë raportuar se kanë qenë më pak të gatshme se partneri për të kryer marrëdhënie seksuale, por e kanë bërë atë sepse kanë qenë kureshtare, pak të dehura dhe kanë menduar se çdo moshatar i tyre e ka bërë të njëjtën gjë.
Këtë e ka mbështetur edhe një studim tjetër, i cili ka përfshirë më shumë se 12,000 meshkuj dhe femrave të moshave 16-44 vjet në Britani, e i cili gjithashtu ka zbuluar se thuajse gjysma e femrave të reja kanë raportuar se janë penduar që nuk kanë pritur më gjatë për të kryer seks.
Aq më herët që kryeni seks, aq më të prira jeni që dikush t’ju nxisë ta bëni atë, ta shijoni më pak dhe të keni më shumë partnerë seksualë përgjatë jetës (nëse veç mendoni se është gjë e keqe) dhe keni rrezik më të lartë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të shtatzënisë së hershme dhe të kancerit në zverk, transmeton Telegrafi.
Papjekuria kognitive shpeshherë fajësohet për rreziqet që e ndërlidhin seksin me adoleshentët – zhvillimi i arsyetimit abstrakt dhe aftësisë për t’i parashikuar pasojat nuk zhvillohet deri në vitet e fundit të adoleshencës.
Një tjetër studim me 400 adoleshentë ka treguar se kur nënat janë burimi kryesor i informacioneve rreth seksit, adoleshentët janë më pak të prirë të ndërmarrin rreziqe në lidhje me seksin.
Në Holandë, ku seksi diskutohet përgjatë darkës me gjyshërit, adoleshentët kryejnë seks për herë të parë më vonë sesa adoleshentët e Britanisë, përdorin më shpesh kontraceptivë dhe kanë përqindje më të ulët të pendimit.
Adoleshentët duan të dinë rreth kontraceptivëve, masturbimit dhe si të menaxhohen lidhjet, etj. /Telegrafi/