Adnan Januzaj do të luajë në të ardhmen për Kosovën.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat belge, sipas së cilave, futbollisti istogas është i pakënaqur me tretmanin që po i bëhet nga Përfaqësuesja e Belgjikës.
Për këtë, futbollisti i Manchester Unitedit po e pret vetëm pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, për ta zgjedhur ekipin e Albert Bunjakut, me të cilin mund të luajë në kualifikimet për Botërorin e Rusisë.
Adnani kishte refuzuar më parë Shqipërinë për të luajtur disa minuta në Kampionatin botëror te mbajtur në Brazil.
Ai ka pësuar rënie të mëdha në karrierë pasi u huazua fillimisht te Dortmundi e pastaj u kthye në United ku po luan shumë pak. /Telegrafi/