Telegrafi

Administrata komunale në Gjakovë do të punojë edhe të shtunave

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për punë të Përgjithshme Administrative, përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook kanë bërë se sektori i gjendjes civile do të punojë edhe të shtunave.

Ky orar i ditëve të zgjatura të punës ka filluar nga data 20 korrik 2024, dhe do të vazhdojë deri më datë 24 gusht 2024.

Në bazë të asaj që është praktikuar edhe viteve të kaluara gjatë sezonit të verës, kjo zgjatje e orarit të punës edhe ditën e shtunë bëhet për të krijuar lehtësira për bashkatdhetarët të cilët mund të tërheqin dokumentet të cilat i ofron sektori i gjendjes civile.

Theksojmë që të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës shërbimet e tyre mund t’i marrin nga ora 08:00 e deri në ora 16:00 (duke përfshirë këtu edhe ditën e shtunë). /Telegrafi/