Komuna e Junikut ka bërë të ditur që nga data 1 korrik 2024, e deri me datë 31 gusht 2024, për shkak të fluksit të shtuar të mërgimtarëve që do të qëndrojnë për pushime verore, disa shërbime komunale do të punojnë pa pauzë në mesditë.
Sipas komunikatës, gjatë kësaj periudhe, zyra e gjendjes civile, zyra pritëse, zyra e kadastrës dhe zyra e tatimit në pronë do të punojnë me orar të plotë nga ora 08:00 e deri në ora 16:00 duke përfshirë këtu edhe kohën e pauzës.
Periudhën e pushimit të drekës, nga ora 12:00 e deri në 13:00, do të mbahet në formë kujdestarie dhe secili shërbyes civil mund t’a shfrytëzojë kohën e pauzës ashtu siç e parasheh Ligji në fuqi, kanë bërë të ditur nga Komuna e Junikut, raporton Telegrafi.
Sipas Komunës së Junikut, kjo zgjatje e orarit të punës bëhet duke u bazuar në fluksin më të madh të qytetarëve dhe që t’iu ofrohet shërbim shtesë bashkatdhetarëve që vijnë nga diaspora, dhe që kanë nevojë të pajisen me dokumente të Gjendjes Civile si dhe dokumente të tjera.
Komuna e Junikut nuk është e vetmja Komunë që do të operojë me këtë orar, pasiqë edhe Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur që edhe administrata e këtij qyteti ka zgjatur orarin e punës në shërbime të gjendjes civile dhe shërbime me qytetarë. /Telegrafi/