Telegrafi

Administrata, bujqësia, trashëgimia e turizmi prioritet i Nismës për Deçanin (Video)

Shkodran Imeraj, kandidat për kryetar të Deçanit nga Nisma për Kosovën, ka thënë se Deçani ka nevojë për një koncept politikë të cilin e ka Nisma me platformën programore.

“Ne do të fokusohemi tek një administratë më efikase, rëndësi e veçantë do ti kushtohet bujqësisë dhe turizmit”

Imeraj Prioritet në Deçan do të jetë trashëgimia kulturore pasi që Deçani njihet si një nga vendet me monumentet më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare.

“Në ditët e para të marrjes së mandatit do të përgatisim një platformë për trashëgimin kulturore. Segment i veçantë do ti kushtohet edhe shëndetësisë”, ka thënë Imeraj. /Telegrafi/