Futbollisti pejan, që ka qenë pjesë e skuadrave të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, e ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në skuadrën e qytetit Henveiru – Male, në Maldive.
Adis Salihi ka nënshkruar me ekipin ‘New Radiant S.C.’ duke u bërë kështu shqiptari i parë, që nënshkruan me ndonjë ekip nga ky vend.
Skuadra e themeluar në vitin 1979, me të cilën ka nënshkruar Salihi, është klubi më i trofeshëm në ‘Dhivehi Premier Ligue’, kampion aktual në Maldive, dhe një ndër klubet më të mira në Azi.
Nënshkrimi i marrëveshjes së kosovarit me klubin e kryeqytetit, ka zgjuar edhe interesimin e medieve, të cilët e kanë publikuar lajmin lidhur me rastin.
Në fotografitë e publikuara, shihet sulmuesi, duke treguar fanellën e klubit që mbanë numrin shtatë.