Adil Rami në telashe, pasi ka mbetur pa klub, sepse Olympique Marseille ia ka prishur kontratën mbrojtësit 33-vjeçar.
Ai kishte dhe dy vite në kontratë, por klubi vendosi ta marr një mas drastike, pasi lojtari ka shkuar në një program televiziv, pasi kishte gënjyer se ishte i dëmtuar.
Lajmi është publikuar nga gazeta L’Equipe e cila shkruan gjithashtu se Rami tashmë ka mbetur në rrugë.
Sjelljet aspak profesionale e mbrojtësit 33-vjeçar me origjinë marokene.
Mësohet se avokatët e futbollistit do ta çojnë çështjen në gjykatë, por gjasat që ai të fitojë janë minimale.
Klubi ka fakte për gënjeshtrën e Rami, i cili ka pasur probleme edhe me jetën private në kohët e fundit. /Telegrafi/