Site icon Telegrafi

Adidas prezanton topin e dytë për Evropianin

Kompania gjigante e veshmbathjeve sportive Adidas ka prezantuar edhe topin e dytë që do të luajnë Përfaqësueset në Euro 2016.

Në një komunikatë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, thuhet se topi i ri është i gatshëm për rrethin e dytë.

Topi i ri është pagëzuar me emrin ‘Fracas’, ndërsa ai do të jetë në përdorim në rrethin e dytë kur do të ndeshen 16 përfaqësueset më të mira evropiane mes vete.

Për dizajnin e topit me kompaninë gjermane kanë bashkëpunuar disa artistë francezë. /Telegrafi/

Exit mobile version