Site icon Telegrafi

Adhuruesit e pornografisë janë depresivë

Personat të cilët kalojnë shumë kohë në faqet e internetit, të cilat kanë përmbajtje pornografike janë të prirë më tepër që të kalojnë në depresion, njoftojnë shkencëtarët australianë.

Ata kanë studiuar mbi 1.300 vullnetarë në Melbourne, të cilët kanë qëndruar më shumë se 12 orë në faqet pornografike të internetit. Ndërsa rezultatet kanë treguar se më shumë se një e katërta e tyre (më shumë se 25%) vuanin nga shenjat klinike të depresionit.

Tridhjetë për qind e tyre kishin nivel të lartë të ankthit, ndërsa 35% kishin të zhvilluar një shkallë të caktuar stresi, nga vlera mesatare deri në një shkallë të larë. Prania e ankthit dhe stresit ka qenë në proporcion me kohën e kaluar nëpër faqet pornografike: sa më gjatë që kanë përcjellë këto sajte aq më të shprehura kanë qenë simptomat dhe shenjat e anksiozitetit dhe stresit.

Mirëpo ky studim nuk ka arritur ta zbulojë nëse personat anksiozë dhe depresivë janë të prirë ndaj pornografisë, ose nëse ndodh e kundërta, se pornografia nxit paraqitjen e stresit, ankthit dhe depresionit.

Exit mobile version