Me temperaturat e larta që po mbizotërojnë gjatë kësaj stine të verës, nuk është për habi se shumica e njerëzve preferojnë të freskohen me një birrë të ftohët.
Qoftë nëse preferoni ta pini një gjatë pauzës së punës, në kafene, në plazh apo në shtëpi – mjafton që ta shijoni të paktën një gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Normalisht se nuk është e këshillueshme që ta teproni me alkool.
Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të reja, rezulton se nuk është edhe aq e keqe kjo preferencë e juaja.
Madje, sipas shkencëtarëve, ata që pinë mund të jenë më të shëndetshëm sesa ata që qëndrojnë esëll.
Ata thonë se personat që pinë alkool priren të sëmuren më rrallë dhe kanë një sistem më të fortë të imunitetit.
Megjithatë, shkencëtarët prapëseprapë e kanë theksuar faktin se vetëm konsumimi i moderuar i alkoolit mund të jetë i shëndetshëm dhe nuk është mirë ta teproni. /Telegrafi/