Telegrafi

Adenis Shala: I lumtur për golin, por më e rëndësishme ishte fitorja

Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mesditën e sotme mundi Rabotniçkin me dy golat e Shalës dhe Totres. Autori i golit të parë ka folur pas ndeshjes, duke thënë se është i lumtur për golin, por sipas tij më e rëndësishme ishte fitorja.

“Ka qenë ndeshje e vështirë për ne dhe e kemi ditur se do të hasim në rival serioz, sepse Rabotniçki gjithmonë luan futboll të bukur. Mirëpo ne ishim përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje dhe mendoj se me plotë meritë kemi fituar. Kuptohet se kur shënoj jam i lumtur, mirëpo më e rëndësishme është që ne sot e fituam ndeshjen. Jam i lumtur poashtu për Totren që shënoi, ashtu si për vetveten. Falënderimi i takon vetëm Zotit. Fitore me rëndësi, pavarësisht faktit se kush shënoi apo kush asistoi”, është shprehur Adenis Shala.