Site icon Telegrafi

Ademi uron Kosovën U-17 pas kualifikimit në ‘Elite Round’

(Foto: Facebook/Agim Ademi)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është gëzuar kualifikimit të Kosovës U-17 në ‘Elite Round’ në kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2022.

“Ndjenjë e shkëlqyeshme, Dardanët U17 kualifikohen në ‘Elite Round’ në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022”.

“Përgëzimet e mia më të mira për secilin futbollist veç e veç për angazhimin, disiplinën dhe vlerat e treguara në këtë fazë të kualifikimeve, urime për stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin për punën e shkëlqyeshme në përgatitjen e ekipit për këtë cikël kualifikues, urime për të gjithë tifozët dardanë dhe për bashkëatdhetarët tanë që vazhdojnë t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë”.

“Urime dhe u priftë e mbara edhe në fazën e ardhshme kualifikuese”.

“Kosova po dëshmon se ka të ardhme të ndritur, prandaj le të vazhdojmë të punojmë me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të mëdha. Forca Kosovë!”, shkruan në postimin e Ademit.

Exit mobile version