Telegrafi

Ademi pret Dukën dhe Sejdinin në zyrat e FFK-së

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në zyrat e FFK-së, kryetarin e FSHF-së, Armand Duka dhe u.d të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini.

Mysafirët kishin ardhur për ta uruar presidentin Ademi për postin e tij dhe biseduan për bashkëpunimin ndërmjet tri federatave me qëllim të zhvillimit të futbollit në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

“Falënderoj të dy mysafirët e veçantë për urimin dhe mbështejn që më kanë dhënë. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet vete sepse jemi tri federata të rajonit që bashkërisht mund të bëjmë shumë”, tha Agim Ademi.

Ndërsa presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka para mediave u shpreh:

“Jemi këtu për ta uruar z.Ademi për postin e presidentit dhe ta rikonfirmojmë mbështetjen për të dhe FFK-në. Do të doja që sot ta takoja mikun tim Fadil Vokrri por ai tash nuk është më dhe jeta duhet të vazhdojë. Presidentin Ademi do ta mbështesim në të gjitha fushat e mbase edhe më tepër sepse tash në këto momente ka nevojë më shumë. Do të punojmë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dhe ne mund ta bëjmë gjëra të mira në këtë drejtim”, tha Duka.

Edhe u.d. i presidentit të FF së Maqedonisë, z. Muhamet Sejdini shprehu mbështetjen e tij për presidentin Ademi.

”Është e vështirë që të vish në Kosovë e të mos e takosh legjendën e futbollit Fadil Vokrri, por këto i ka jeta dhe ne do të ecim tutje. Gati të gjitha gjërat i tha kolegu Duka, por edhe unë e siguroj z. Ademi që do të vazhdojmë bashkëpunimin gjithnjë në të mirë të futbollit të trija vendeve, u shpreh Sejdini. /Telegrafi/