Dinamo Zagrebi nuk arriti të kualifikohet në garën e Ligës së Kampionëve pasi humbën në stadiumin Maksimir kundër Young Boysit me rezultat 1:2.
Ndërsa ndeshja e parë në Bern përfundoi me një rezultat prej 1:1, ekipi zviceran ishte më i suksesshëm me një total prej 3:2.
Arijan Ademi, futbollisti shqiptar është dashur të linte lojën në minutën e 30-të, për shkak të lëndimit.
“Zhgënjim … Kjo është normale, siç e kemi bërë të ditur se synimi ynë ishte Evropa. Por, jemi të zhgënjyer se kemi hyrë në Ligën e Kampionëve, ata ishin më të mirë se ne në 15 minutat e para në Bernë” , tha Ademi.
“Kemi pasur mundësi që ta bëjmë rezultatin tre me zero. Ata nuk janë më të mirë se ne, nuk mund të pajtohem me faktin se ata janë në garën më të fortë evropiane në klub, mirëpo ata kanë kaluar,” tha Ademi me një zë të trishtuar.
Futbollisti tani qëllimi i Dinamos është kalimi i grupit të Ligës së Evropës.
“Ne kemi treguar se jemi një skuadër serioze, kemi treguar se kemi karakter. Ne mund të përballojmë ekipe të forta”, tha Ademi. /Telegrafi/