Site icon Telegrafi

Adebayor befason të gjithë – nënshkruan me Olimpian në Paraguai dhe bashkëlojtar do ta ketë Santa Cruzin

Emmanuel Adebayor ka nënshkruar me klubin paraguaian Olimpia, si lojtar i lirë. 

Ish lojtari i Tottenham dhe Arsenal, është bashkuar me klubin e tij të 10-të në karrierë, pasi lirimit nga Kayserispor në dhjetor.

President i klubit Olimpia, Marco Trovato kishte premtuar se nëse shiten edhe 20 mijë bileta sezonale, do ta sjell lojtarin e njohur.

Olimpia aktualisht është në vendin e pestë në Apertura, ndërsa aty kapiten është, Roque Santa Cruz.

Dyshja kanë luajtur së bashku te Manchester Cityn, nën drejtimin e Mark Hughes.

 

Adebayor ka luajtur edhe për klube si Real Madrid, Crystal Palace, Istanbul BB dhe Kayserispor.

Ai në 446 ndeshje në kampionate duke shënuar 161 gola dhe duke dhënë 52 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version