Telegrafi

Adblock Plus vjen në iOS dhe Android

Adblock me të vërtetë mund të pretendojë për shfletuesin e parë në botë me këtë funksion, por edhe iOS 9 përmban një funksion të ngjashëm. Ky funksion ka potencialin për të përshpejtuar shfletimin dhe përbën një shqetësim për bizneset që fitimin e bazojnë në reklama.

Aplikacionin mund ta shkarkoni që tani nga Google Play dhe App store. Versioni Android ka qenë i disponueshëm për një kohë të gjatë në fazën beta.

Kohët e fundit ka pasur goxha shqetsim në mesin e publikuesve, uebfaqet e të cilëve gjenerojnë të ardhura përmes reklamimit. Ndërsa këto reklama janë acaruese, mund të jenë e vetmja mënyrë sesi uebfaqet bëjnë para. (PCWorld Albanian)