Telegrafi

Adama Traore vazhdon shkëlqimin te Spanja, sulmuesi dribloi shkëlqyeshëm tre kundërshtarë zviceran

Adama Traore nuk humbi kohë për të shfaqur aftësinë e tij të jashtëzakonshme të driblimit për Spanjën mbrëmjen e kaluar ndaj Zvicrës.

Sulmuesi i Wolves ishte një zëvendësues i pjesës së dytë në fitoren 1-0 të Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Traore zëvendësoi talentin e Barcelonës, Ansu Fati, në minutën e 57-të, ndërsa kontributi i tij në driblime dhe rrezikim të kundërshtarit nuk mungoi.

Lexo po ashtu Adama Traore befason të gjithë me fizikun, shpejtësinë dhe forcën e treguar në debutim te Spanja ndaj Portugalisë

Disa sekonda pasi hynë në fushë, Traore mori një top në mes të fushës dhe më pas turpëroi tre kundërshtarë përpara se të pasonte topit te Jose Gaya.

Vrapimi i mrekullueshëm duket edhe më mirë në lëvizje të ngadaltë ku shihni ritmin, fuqinë, shkathtësinë dhe aftësinë e Traores në këtë driblim.

Në pak më shumë se gjysmë ore në fushë në stadiumin Alfredo Di Stefano, Traore arriti të kompletojë katër driblime – më shumë se çdo lojtar tjetër i përfshirë në lojë.

Kjo ishte vetëm paraqitja e tij e dytë për kombëtaren La Roja pasi u angazhua në vendin e tij të lindjes.

Ish-produkti i të rinjve të Barcelonës u thirr gjithashtu nga Mali, nga vijnë prindërit e tij, por ai qëndroi me Spanjën dhe bëri debutimin e tij kundër Portugalisë të mërkurën, ku edhe aty tregoi aftësitë e tij. /Telegrafi/