Telegrafi

Adam Johnson po përjeton tmerrin në burg, të burgosurit e tjerë e kanë bërë objekt abuzimi

Adam Johnson i ka bërë një vit në burg prej se është dënuar me gjashtë vjet për dhunim të një të miture.

Por ai tash është objekt i abuzimeve, në vitin e tij të parë në burg.

Fama e tij e kombinuar me natyrën e krimeve, ka bërë që ai të jetë i famshëm edhe në burg.

Ai është dënuar për përdhunim të një të miture dhe në burg të gjithë e quajnë përdhunues.

Një burim i Daily Star zbuloi ferrin që është duke e përjetuar ish-sulmuesi i Manchester Cityt.

“Nuk ka ditë që shkon që pjesa tjetër e të burgosurve nuk e këndojnë me fjalët  ‘përdhunues, përdhunues’”, thotë burimi i gazetës.

Sipas gazetës angleze, ish-futbollisti po vuan nga depresioni.

Lexo po ashtu Rrogë qesharake, Johnson punësohet në burg

“Këngët përsëriten kur ai lë qelinë, kur ha edhe madje edhe kur përpiqet të luajë futboll. Askush nuk dëshiron të rri me të”, ka shpjeguar burimi i gazetës.

Ai fillimisht ishte dërguar në burgun Armley në Leeds, por 30-vjeçari u transferua në Doncaster për të qenë më afër familjes së tij.

Johnson gjatë karrierës së tij ka luajtur me klube si Middlesbrough, Leeds United, Watford, Manchester City e Sunderland

Ai ka edhe 12 paraqitje për Kombëtaren angleze ku ka shënuar dy herë. /Telegrafi/