Mbrojtësi i krahut i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus dhe aktualisht është në izolim.
Ish-mbrojtësi i Interit doli pozitiv përpara ndeshjes së Nerazzurrëve me Borussia Mönchengladbach edhe në tetor të vitit 2020.
Por, përfaqësuesi i Marokut atëherë doli negativ vetëm një ditë më vonë dhe kështu testi i parë u cilësua si ‘pozitiv i rremë’.
Gazeta franceze L’Equipe raporton se ylli maroken dhe 18-vjeçari Edouard Michut kanë dalë pozitiv për Covid-19 dhe janë vendosur në izolim.
Hakimi u transferua në fillim të javës së kaluar nga Interi për rreth 60 milionë euro plus 11 milionë euro tjera bonuse.
PSG wing-back Achraf Hakimi has reportedly tested positive for #COVID19 and been put into isolation.https://t.co/7I9tQJaErt
— Sportstar (@sportstarweb) July 17, 2021
Ai luajti ndeshjen e tij të parë për gjigandët francezë të mërkurën, në një miqësore kundër Le Mans, ku ai kontribuoi me një asistim në fitoren 4-0.
22-vjeçari pritej të luante kundër Chambly, që përfundoi baras 2-2, dhe duket se do të humbasë edhe ndeshjet kundër Augsburg dhe Genoa javën tjetër. /Telegrafi/