Site icon Telegrafi

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Ish-mbrojtësi i Interit, tani i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është akuzuar për përdhunim ka thënë tha prokurori i Nanterre.

Hakimi është marrë në pyetje nga prokurorët të enjten në lidhje me një akuzë të një 24-vjeçareje.

Hetimi është duke u zhvilluar nga Prokurori i Nanterre në departamentin Hauts-de-Seine, periferitë perëndimore të Parisit.

Një zëdhënës i PSG-së ka thënë për CNN të enjten se klubi “mbështet lojtarin që ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe i beson sistemit të drejtësisë. Paris Saint-Germain është një institucion që promovon respektin brenda dhe jashtë fushës”.

 

Avokati i lojtarit, Fanny Colin, ka thënë të enjten se “Akuzat janë të rreme… dhe ai është në dispozicion të drejtësisë”.

Hakimi kaloi një sezon te Interi më 2020-2021 duke fituar titullin e Serie A nën drejtimin e Antonio Contes. Ai shënoi shtatë gola në 45 paraqitje me Nerazzurrët.

Marokeni iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021, duke përfunduar një transferim prej 60 milionë eurosh plus bonuse. /Telegrafi/

Exit mobile version