Mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Francesco Acerbi, ka kujtuar kohën kur ai ishte diagonstifikuar me kancer dhe mesazhin që i kishte dhënë në atë kohë Antonio Conte.
Acerbi ishte duke luajtur për Sassuolon në 2013 kur testet e gjakut gjatë parasezonit çuan në hetime të mëtejshme, ku në fund u diagnostifikua me kancer në testikuj.
Ai iu nënshtrua tretmanit mjekësor, kanceri iu rikthye përsëri dhe atij iu desh një ndërhyrje mjekësore më ‘agresive’ për të mposhtur përfundimisht këtë sëmundje.
Këtë vikend, të gjitha ndeshjet në Serie A do të nisin me një apel për të dhuruar para për kampanjën e kancerit dhe askush tjetër përveç Acerbit, nuk do të ishte i kualifikuar për të treguar se sa e rëndësishme është t’i kushtohet vëmendja e duhur kësaj sëmundjeje.
“Në vitin 2013 unë u diagnostifikova me kancer dhe testet treguan një tumor. Ndihesha pak i shqetësuar dhe nuk e dija se në çfarë isha futur”, ka shpjeguar Acerbi në një video të publikuar në rrjetet sociale.
“Të dhurosh është shumë e rëndësishme sepse ju mund të kontribuoni shumë dhe të bëheni pjesë e shpëtimit të jetës së dikujt”, është shprehur ai.
Acerbi ishte jashtë skuadrës së Italisë për disa kohë para se t’i shfaqej sëmundja dhe ai tani ka zbuluar se çfarë i ka thënë trajneri i atëhershëm Conte, kur u tërhoq nga kombëtarja.
“Conte më tha: Dua të të përgëzoj për guximin që tregove duke u përballur me sëmundjen. Megjithatë, dua t’ju them se ju thirra sepse e merituat në fushën e lojës dhe jo si ndonjë shpërblim për tejkalimin e kësaj sëmundjeje. Mos harroni, unë nuk i jap askujt trajtim të veçantë”, përfundoi Acerbi./Telegrafi/