Telegrafi

Acer ka shërbimin në re

Në radhë të parë aty është shërbimi i cili mundëson vendosjen automatike të fotografive nga celulari ose tableti në re të cilat fotografi më pastaj mund të shfletohen përmes pajisjeve të ndërlidhura. Ngjashëm, videot ose muzika e deponuar në kompjuter përmes reve bëhet në dispozicion në pajisjen mobile. Shërbimi AcerCloud Docs mundësi të ngjashme “në re” ofron edhe për dokumentet.

Shërbimi në Kinë dhe SHBA pritet të aktivizohet gjatë çerekut të dytë, e më vonë edhe në pjesët e tjera të botës. Pronarëve të pajisjeve ekzistuese të Acerit AcerCloud do të ju arrij përmes mbindërtimit të softuerit. /Telegrafi/