Një Lucas Hernandez i nervozuar, u qetësua brenda sekondash pasi kuptoi se ishte Erling Haaland ai që e rrëzoi atë në një duel.
Bayern Munich arriti të fitonte derbin ndaj Borussia Dortmundit të shtunën në një fitore 3-2 në Westfalenstadion.
Gjatë pjesës së dytë të takimit, Hernandez e gjeti veten nën presion të jashtëzakonshëm nga Haaland.
Mbrojtësi 25-vjeçar i Bayernit u rrëzua pranë flamurit të këndit dhe nuk u shfaq i kënaqur me duelin.
Megjithatë, Hernandez ktheu kokën ndërsa ishte i rrëzuar në tokë dhe menjëherë ngriti dorën kur u çua në këmbë pasi kuptoi se ishte Haaland, ai që kishte bërë ndërhyrje në të.
https://twitter.com/AminRMFC9/status/1467202777902370825?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1467202777902370825%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Flucas-hernandez-backs-down-from-heated-altercation-with-erling-haaland-20211205
Haaland, i cili qëndronte aty si i gatshëm për t’u përballur, më në fund zgjati dorën dhe përqafoi Hernandezin përpara se dyshja të ndaheshin.
Natyrisht se reagimi i francezit bëri bujë në rrjetet sociale, duke ditur se norvegjezi nuk është tolerant në këso raste. /Telegrafi/