Site icon Telegrafi

I acaruar me Donnarumma, Luis Enrique godit çfarë i doli përpara në derbin me Lyonin

Luis Enrique u kap në një episod zemërimi teksa Paris Saint-Germaini ishte gati të shënonte një tjetër gol kundër rivalëve të mëdhenj Lyonit.

PSG po dominonte plotësisht në derbin klasik francez dhe ishte gati të shënonte golin e katërt, por trajneri spanjoll e urrente mënyrën se si portieri i tij Gianluigi Donnarumma nisi sulmin.

Luis Enrique filloi të bënte gjestikulim me inat dhe të tundte duart i dëshpëruar, më pas goditi disa kuti dhe vazhdoi të ankohej ndërsa ishte ulur.

Lexo po ashtu Luis Enrique flet për transferimet e PSG-së: Jam shumë i kënaqur, sidomos në këtë lojtar

PSG fitoi përfundimisht fitoi 4-1, por është vetëm i dyti pas Monacos në renditjen e ligës pas katër ndeshjeve.

Nën drejtimin e Luis Enrique, PSG dominon në mënyrë të parashikueshme zotërimin e topit, ndërsa qëllimi i tyre kryesor në këtë edicion është që të fitojnë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version